SHKODER - Sadetin Bishanaku, ish-punonjës i Pikës Doganore Bajzë do të gjykohet për refuzim të deklarimit të pasurisë, pasi nga hetimet e Prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se ka pasar dijeni për detyrimin e dorëzimit të deklaratës së pasurisë pas largimit nga funksioni, dhe nuk e ka dorëzuar formularin.

Pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë, prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Bishanakut.

 Pak ditë më parë, Prokuroria e Shkodrës dërgoi për gjykim kryetarin e komunës Gruemirë Lirim Nehanaj, për mos “deklarim të pasurisë”, ndërsa ky i fundit pati deklaruar se “harroi të dorëzonte formularin”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)