Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë Shkodër. 

Automjeti i tipit Benz përplasi një këmbësor duke kaluar superstradën.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Balldren ku ka mbetur i plagosur këmbësori Nikoll Gjoka 73 vjeç, banues në fshatin Balldren.

Ai është aksidentuar në momentin kur po tentonte të kalonte rrugën, ndërsa është përplasur nga automjeti. 

Mungesa e urave kaluese dhe kalimi i këmbësorëve pa ndjekur sinjalistikat rrugore po sjell rrezik për jetën e këmbësorëve si dhe për automjetet të cilët lëvizin me shpejtësi
dhe e kanë të vështirë kontrollimin e rrugës nga kalimtarët që kalojnë në mënyrë të paparashikuar. 

Këmbësorit i është dhënë menjëherë ndihma e parë. Nikoll Gjoka është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Redaksia Online
J.Z/Shqiptarja.com