SHKODER - Policia e Shkodrës ka ndaluar 81 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët kishin hyrë ilegalisht. Ata janë ndaluar në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Hanin e Hotit.
 
Sipas policisë, klandestinët po tentonin të emigronin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke kaluar nëpër Shqipëri si vend transit.
 
Klandestinët e ndaluar pritet tashmë të kthehen në vendlindjen e tyre. Rastet e klandestinëve nga vendet e treta kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, teksa ata janë ndaluar dhe janë rikthyer në vendet e tyre. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)