Shkodër, përkujtohet 1700-vjetori
 i Ediktit të Kostandinit

Shkodër, përkujtohet 1700-vjetori<br /> i Ediktit të Kostandinit
SHKODER- 1700- vjetori i Ediktit të Konstandinit është përkujtuar në Shkodër me anë të një ekspozitë të hartografike. Kjo ekspozitë është organizuar me rastin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, një dokument i lëshuar nga Kostantini i Madh.

Ky dokument shënoi vendimin e Perandorisë Romake për të mbështetur lirinë fetare për të gjithë, duke i dhënë fund kështu persekutimit të të krishterëve.

E veçanta e ekspozitës ishte harta e rrallë Tabula Militaris shfaqen rrugët e vjetra në Perandorinë Romake në shekullin e IV-të dhe shënon rrugët e ndryshme në Perandorinë Romake me tri qendra të njohura e të famshme të kohës së lashtë: Romën, Kostandinopojën e Antiokinë.

Në ekspozitë nuk ka munguar edhe harta e Europës e shekullit të XVI-të, e cila tashmë është ekspozuar edhe në tavolinën e kryeministrisë.
 
Në këtë hartografi shënohet edhe faza e kalimit nga paganizmi në fenë e krishterë, pas Ediktit të Milanos akti i Kostandinit i vitit 313, dhe është shtypur për herë të parë më 1793 në dymbëdhjetë folie më gjatësi 8 metra.  

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024