SHKODËR - Një 18-vjeçare nga fshati Gimaj i Malësisë së Madhe është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga vëllai i saj.
 
E plagosura, Groshe Nengagu, ka mbetur e plagosur lehtë nga vëllai i saj, ndërsa është çuar me urgjencë në spitalin e  Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Mësohet se vëllai i 18-vjeçares po pastronte armën tip çifte ku padashje e ka shkrehur atë dhe saçmet kanë prekur motrën e tij.
 
Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen  e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)