Shkodër, pranga serbit në Muriqan
u kap me 38 gr marijuanë në makinë

Shkodër- Arrestohet një 36 vjeçar serb për posedim të lëndës narkotike. Aleksandër Maslovara u arrestua nga policia kufitare Shkodër, pasi në automjetin e tij tip Alfa 159,  me targa KG 107 FA janë gjetur 38 gramë marijauanë. 36 vjeçari është banues në Kragujevcu, në Serbi.

Burime policore lokale bëjnë me dije se 36- vjeçari Aleksandër Maslovara është kapur gjatë kontrollit të dytë në automjetin e tij kur ndodhej në vijën e dytë të kufirit.

Policia bën me dije se në pjesën e prapakolpit është gjetur një letër e bardhë. Në brendësi të saj kishte material bimor me ngjyrë jeshile në gjendje të thatë në formë boçe me aromë dhe karakteristika të lëndës narkotike Mariuanë. Pas verifikimeve të kryera ,sipas policisë kufitare rezultoi se ishte 38 gram drogë.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve