Një 45 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur mesnatwn e së enjtes rreth orë 24:00 në lagjen “Ndoc Mazi” pranë stacionit hekurudhor.
Policia e Shkodrës informon se i plagosur është Nikolin Palushi, banues në Shkodër.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 45-vjeçari është qëlluar me 2 plumba në këmbë ndërsa kanë qënë banorët e zonës të cilët i kanë ardhur në ndihme Palushit duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal.
I plagosuri ka marrë dy plagë në këmbë në pjesën e pulpave dhe ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa kanë gjetur në vendngjarje 2 gëzhoja pistoleta si prova materiale.
Ende nuk dihen arsyeja dhe autori i plagosjes.
Ndërkohë grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e të plagosurit ndërsa ka nisur puna për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, ky i fundit i favorizuar edhe nga errësira është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet që ngjarja të ketë patur si shkak motive banale.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com