SHKODËR- Policia e Shkodrës arreston dy vëllezër dhe një kushëri pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre janë sekuestruar një armë dhe 37 kg Canabis Sattiva.
Në vijim të operacionit anti-kanabis uniformat blu ndaluan Mirash Koçeku, Gjon Koçeku dhe kushëririn e tyre Pjetër Koçeku të tre banues në fshatin Nenmavriq të Shkodrës.
Gjatë operacionit të koduar “Nënmavriq” në banesat e dy vëllezërve Mirash dhe Gjon Koçeku janë sekuestruar:
- 4 thasë me lënde narkotike të llojit Canabis Sattiva e cila peshonte 32 kg
- 1 armë zjarri automatike me krehër me fisheke 30
Ndërsa në banesën e kushëririt të tyre Pjetër Koçeku është sekuestruar një çantë me Canabis Sattiva e cila peshonte 5 kg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder, në ngarkim të shtetasve Mirash dhe Gjon Koçeku, neni 283/2 e 278/3 i Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Pjeter Koçeku, neni 283 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com