Shkodër, varfëria shqetësuese, 10%
e popullsisë me ndihmë ekonomike

SHKODER - Edhe pas bashkimit të bashkisë Shkodër me 10-ish komunat, niveli i varfërisë dhe i të papunëve është në shifra alarmante. Përveç perceptimit qytetar dhe asaj çfarë raportojnë drejtues vendor herë pas here, këtë situatë të vështirë për të papunët në bashkinë e re të Shkodrës e tregojnë edhe shifrat zyrtare të zyrës së ndihmës ekonomike. Kështu, përafërsisht janë rreth 5 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike duke përfshirë qytetin dhe 10 –ish komunat. Në raport me numrin e banorëve kjo shifër është e lartë. Me një mesatare të thjeshtë, sipas këtyre shifrave janë afro 20 mijë banorë që trajtohen me këtë pagesë sociale.
 
Në bashkinë e re të Shkodrës janë rreth 202 mijë banorë sipas regjistrimeve në regjistrat civil. Nëse zbriten edhe ata që nuk jetojnë në bashkinë e re të Shkodrës për arsye emigrimi atëherë e përllogaritur në përqindje janë më shumë se 10% e banorëve të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike. Kjo tregon më së miri varfërinë ekstreme që prej vitesh ka mbërthyer Shkodrën edhe pse shpesh herë trumbetohet si vend strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
 
Në fakt qoftë qeveritë në gjithë këto 25 vite por edhe pushteti lokal duhet thënë se kanë luajtur me këtë qytet duke e lënë e duke e zhytur në një varfëri të plotë. Edhe pse ka të gjitha potencialet për t’u zhvilluar një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Vetëm në pjesën e qytetit të Shkodrës janë rreth 3 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ndërsa 2 mijë të tjera i përkasin ish-komunave të cilët kanë një numër banorësh më të vogël se qyteti i Shkodrës.
 
E thënë ndryshe situata në 10 njësitë administrative është shumë më e vështirë. Në qytetin e Shkodrës janë rreth 117 mijë banorë sipas regjistrit civil, çka do të thotë se 85 mijë të tjerë i përkasin 10-ish komunave. Listat e personave që përfitojnë ndihmë ekonomike mund të jenë edhe të fryra siç edhe është debatuar në mbledhjet e këshillit bashkiak por sërish edhe pa fryrjet, numri i atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike në raport me popullsinë është i lartë.
 
Nga ana tjetër edhe shuma që përfitojnë nga kjo pagesë sociale është qesharake, 3 mijë deri në 5 mijë lekë që nuk mjaftojnë për të kaluar më shumë se 2-3 ditë për një familje normale. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati