SHKODER - Pavarësisht se janë tejkaluar afatet e përcaktuara, punimet në rrugën pedonale të Shkodrës ende nuk janë mbyllur. Gjithçka ishte parashikuar të kryhej, që në muajin nëntor por shtyrja e parë ishte deri natën e ndërrimit të viteve. Punimet rinisën në ditët e para të janarit për riparimin e defekteve të dala në pah nga cilësia e dobët e punimeve. Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën duke kërkuar zgjidhje të shpejtë.

Mungon një reagim nga Bashkia Shkodër për fatin e këtij investimi të fondit shqiptaro-amerikan. Ndërkaq, nuk është hera e parë që projektet shtyhen pambarimisht në kohë duke u bërë problem për qytetarët.

Rruga pedonale në qytetin e Shkodrës vazhdon të jetë në ndërtim. Punimet duhet të kishin mbaruar që nëntorin e vitit të kaluar, por ende po riparohen defektet e punimeve jo cilësore të kryera deri më tani.

(ad.ti/shqiptarja.com)