SHKODËR - Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen "Skënderbeg". Një 24-vjeçar L.K. ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar dy shtetase 17-vjeçe pasagjere në automjetin e L.K.

I riu u shoqërua në Komisariat për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

"Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:05, në lagjen “Skënderbeg”, shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 shtetase 17 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  

Shtetasi L. K. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.