SHKODER-Policia e Shkodrës ka pezulluar 7 punonjës të saj pasi një i shoqëruar është larguar nga mjediset e komisariatit.
 
K.D ishte i shoqëruar nga grupi i gatshëm në mjediset e komisariatit por në momentin që është ulur nga makina e policisë është larguar me vrap.
 
Personi në fjalë është shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje pasi një natë më parë kishte ndodhur një plagosje në lagjen "Skenderbeg"
 
I arratisuri nga komisariati i policisë është shpallur në kërkim.

i arratisuri

i arratisuri

i arratisuri
(I arratisuri nga komisariati i policisë Shkodër)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com