/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, mes tyre dhe një 15 vjeçar, i cili është dënuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i dy shtetasve është bërë sipas vendimit të marrë nga Gjykata e rrethit veri-perëndimor. Burime nga blutë e Shkodrës njoftojnë se të arrestuarit janë Eduard Mjerasha, 15 vjeç dhe Marin Rukaj,19 Vjeç.
Sa i takon minorenit, mësohet se ndalimi i Mjerashaj u bë pasi Gjykata e Rrethit të Shkodrës e ka dënuar me arrest me burg për 60 ditë, pasi ky shtetas është kapur me armë luftarakë dhe municione.
Ndersa 19-vjeçari Rukaj është arrestuar, pasi me vendim të gjykatës së Shkodrës, ky shtetas duhet të bëjë 2 muaj burg, sepse është dënuar për vjedhje dhe nuk kishte precedent penale.
/Shqiptarja.com