SHKODËR - Një adoleshent me inicialet E.H është arrestuar ditën e djeshme nga ana e policisë së Shkodrës për vjedhjen e një televizori plazma “Philips”.
Nisur nga mosha e mitur dhe në konsultim me Prokurorin e çështjes 14-vjeçari E.H po ndiqet në gjendje të lirë nga policia.
Nga policia mësohet se pasi e kishte vjedhur televizorin e kushtueshëm ia kishte shitur një personi tjetër për vlerën deri diku qesharake të 1.000 lekëve.
Vjedhja është bërë në banesën e S.Gj.,24 vjeç në Fshatin Dobrac të Shkodrës. Pas hetimeve policia ka sekuestruar edhe televizorin e vjedhur
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com