SHKODËR- Një 24-vjeçart me banim në Tiranë u arrestua sot nga forcat e policisë kufitare të Muriqanit, pasi u kap me me lëndë narkotike, marijuanë.
Burime zyrtare nga policía e qarkut Shkodër bëjnë të ditur për ATSH-në se në pranga është vënë shtetasi Bledar Dule, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me targa AA 256 JX, nga shërbimet e policisë kufitare në vendkalimin e Muriqanit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 6.8 gram lëndë narkotike marijuanë. /ATSH/