Një 37-vjeçar është vënë në pranga sot nga policia e Shkodrës. 

Bëhet fjalë për shtetasin Mondi Ramaj i cili ka pasur llogari të hapur me drejtësinë italiane.

Në shtetin italian Ramaj ka kryer vjedhje në rrethana rënduese dhe për këtë ishte dënuar nga një gjykatë me 10 vite e 8 muaj burg.