Arrestohet 55-vjeçari në Shkodër, tentoi të trafikojë rreth 300 kg kanabis në Mal të Zi

SHKODËR- Emiljano Burba, 55-vjeç është vënë në pranga të policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se ka tentuar që të trafikojë 300 kg kanabis në drejtim të Malit të Zi.

Nga hetimet dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar 2 të arrestuarit, I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Emiljano Burba rezulton të ketë qenë shoferi i kamionit që u kap. Ai dyshohet se ishte në rolin e trafikantit të 300 kg kanabis sativa.

Babë e bir u vunë në pranga më 17 shtator, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, pasi po transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta dhe u kapën në Doganën e Malit të Zi.

Gjatë kontrollit të kamionit që kishte destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, kanë gjetur 180 pako me kanabis. 

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë