Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 45 vjeçar i cili akuzohet se përgatiste mina me telekomandë.
Në vijim të operacionit "Porosia" të datës 26 shkurt të këtij viti që çoi në zbërthimin e një grupi kriminal në Shkodër, ku Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë te tre shtetasve dhe sekuestruan Mina me telekomande, Pistoleta e Snajper, në vijim të hetimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme, Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Nadir Shiroku, 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është pjesë përbërëse e grupit kriminal të mësipërm dhe dyshohet të jetë përgatitësi i minave të kapura me datë 26.03.2016.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesë nga Policia, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
. Dylbi Snajperi
. Telekomanda
• Karta telefoni
• Dylbi
• Aparat fotografik
• Bateri dhe bateri telefon celular
• Ampermatës
• Usb
• Disa lloje kacavidash
• Disa lloje telefon celulare.
• Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë.
• Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela)
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit".
Shiroku është i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale "Vjedhje me armë" dhe "Armëmbajtje pa leje" dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit".
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com