SHKODER - Rreth 2286 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia e shtetit në zonat e thella malore të fshatrave Vjerdh, Lisen, dhe Mazreke në qarkun e Shkodrës.
Lënda narkotike ishte mbjellë në 5 parcela, ndërsa A1 Report ndoqi nga afër këtë aksion të policisë.
Aksioni nisi orët e para të mëngjesit, ndërsa në këto pamje shikoni efektivët e policisë gjatë punës për prerjen e lëndës narkotike, e cila kishte arritur një lartësi të konsiderueshme.
Bima narkotike ishte mbjelle në një zonë të thyer malore çka e vështirësonte punën e policisë, ndërsa gjatë këtij aksioni policia, prangosi live para kamerave një të ri që kujdesej për lëndën narkotike, ndërsa në kërkim janë shpallur disa bashkëpunëtor të tij
Aksioni ndiqej nga afër nga, Saimir Rustemi, shef i krimeve të rënda në rrethin e Shkodrës. Rustemi gjatë fjalës së tij para mediave u zotua se aksioni do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të lëndës narkotike nga kjo zonë.
Ndërkohë sasia e kanabisit u asgjësua nëpërmjet djegies, teksa në pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report pasqyrohet procesi i asgjësimit.
Operacioni i policisë, vjen në kuadër të aksioneve të ndërmarra nga efektivët blu në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin dhe asgjësimin e lëndës narkotike të kultivuar në zona të thella të Shqipërisë.

(Në foto: Momenti i djegjes së kanabisit) Foto të tjera
/Shqiptarja.com

FOTO