SHKODËR- Një 20- vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme tek"Vau i Dejës".
 
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosur është Emiljano Zefi 20 vjeç, ushtarak në Repartin Ushtarak. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Hajmelit të qytetit të Shkodrës. 20- vjeçari është qëlluar në këmbë, dhe është dërguar menjëherë në spital pasi plumbi i ka kapur arterien kryesore.

Autor me inicialet P. Gj, rreth 20 vjeç, duke përfituar dhe nga errësira është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ai është i afërm i 20- vjeçarit.

Nuk dihen ende motivet, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

[gallery]22362[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)