Shkodër/ Baste online, arrestohet banakieri i lokalit! Iu gjet biseda që kishte pranuar porosi dhe lekë! Në kërkim pronari

Shkodër/ Baste online, arrestohet banakieri i lokalit! Iu gjet biseda që kishte pranuar porosi dhe lekë! Në kërkim pronari

Foto ilustruese

SHKODËR- Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi u kap që vendoste baste sportive, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.

 Burime zyrtare i Shqiptarja.com  se në pranga ka rënë A. Xh., 22 vjeç, i cili punonte si banakier në lokal, teksa në kërkim është shpallur pronari.

 Ai kishte në celularin e tij programe të ndryshme për të vendosur baste, biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash

Njoftimi i plotë i policisë
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihet në pranga një 22-vjeçar që punonte si banakier në lokal dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme.

Në vijim të kontrolle të ushtruara nga shërbimet e Policisë në qytetin e Shkodrës, për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit, u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", kryer në bashkëpunim, shtetasi A. Xh., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Xh. dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 16/08/2020 16:52

    ATO E TE GJITHE THYERSIT E LIGJEVE E RREGULLAVE TE SHTETIT JANE TIPIK AKTIVISTA TE NJOHUR TE PD NE SHKODER.DUHET TE ZBATOHEN LIGJET E RREGULLAT QE KA VENDOS SHTETI E QEVERIA SHQIPTARE EDHE PER PERKRAHESIT KRYESOR TE THYERVE TE LIGJEVE E RREGULLAVE TE SHTETIT E QE JANE KRYESISHT NE KRYESIN E DREJTIMIT TE PD NE SHKODER E AKTIVISTAT KRYESOR TE SAJ E QE PERKRAHEN FUQIMISHT PREJ PD

    Përgjigju
  • shqip: 13/08/2020 13:17

    Sa mire , me ne fund u vendos dhe rendi ne shkoder.

    Përgjigju
  • Luli: 13/08/2020 12:23

    Shpresoj qe policia tja ket sekuestruar me vendim prokurorie celularin ktij te riu, eshe pse dyshoj.

    Përgjigju
  • Biku: 13/08/2020 09:22

    Paskan kap super kriminel,cfare problemesh ka shkodra e me cfare meret shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz