SHKODËR-Një i moshuar ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi aksidentalisht ka rënë nga pallati, teksa po bënte disa punime në banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në lagjen ‘Perash’ në qytetin verior.

Viktima është Andrea Martini 67-vjeç. Nga të dhënat e para, mësohet se i moshuari ka rënë nga kati i tretë, nga pjesa e brendshme. Martini jetonte vetëm me bashkëshorten, ndërsa kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Italia.

Ora 15:33
FOTO/Shkodër, bie aksidentalisht nga pallati, vdes i moshuari