SHKODER - Një 70 vjeçar është dhunuar për vdekje brenda banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë më synimin për ta grabitur. Ngjarja makabre është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Ganjoll komunua Gur i Zi në Shkodër, ndërsa viktima është Lek Jaku.

I moshuari jetonte vetëm, ndërsa dyshohet se grabitësit nuk e kanë ditur faktin se ai ndodhej në banesë. Kur janë përballur me të moshuarin që sipas hetimeve të para duket se  i ka njohur, agresorët e kanë lidhur dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij madje duke e goditur edhe me leva. 

Si pasojë e dhunës i moshuari ka ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen se çfarë kanë marrë nga banesa e të moshuarit autorët e grabitjes. Viktima është konstatuar nga të afërmit e tij, të cilët kur kanë shkuar në shtëpinë e 70 vjeçarit janë përballur me ngjarjen e rëndë. 

Menjëherë është njoftuar policia e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
 
shkoder

Ora 09:45 Agresorët lidhën viktimën, e goditën me leva
Të dhëna të reja janë zbuluar nga policia nga mbërritja në vendin e ngjarjes lidhur me viktimën në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, 70 vjeçari është dhunuar për vdekje nga autorët të cilit kishin hyrë në banesë për grabitje.

Po ashtu bëhet e ditur se agresorët nuk kanë qenë në dijeni të faktit se i moshuari ndodhej në banesë, dhe për këtë fakt ata e kanë lidhur atë dhe më pas e kanë goditur edhe me sende të forta.  

shkoder

Ora 08:55 Njoftimi i plotë i policisë
Me date 23.03.2015, rreth ores 06.00 eshte marre informacion se ne fshatin Ganjolle, Komuna « Guri i Zi », eshte gjetur i vdekur ne banese shtetasin L. J., vjeç 70, i cili jetonte i vetem ne banese, si dhe banesa e thyer. Po punohet per sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje. Ne vendin e ngjarjes po kryhen veprimet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)