SHKODER - Vjehrra dhe nusja dilnin në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, në Shkodër, për të lypur duke shfrytëzuar nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç,  madje rrezikuar jetën e tyre.

Për këto 2 raste, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” . 

Dosja për vjehrrën e identifikuar si D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe u dërgua në Prokurorinë e Shkodrës
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.