Dy persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Shkodrës.
 
Bëhet fjalë për Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin, të cilët janë qëlluar me armë zjarri tip ‘Automatik’.
 
Sipas burimeve mësohet se janë konfliktuar dy grupe të rinjsh, të cilët në konflikt e sipër kanë nxjerrë dhe armën. 
 
Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, në afërsi të plazhit.
 
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
 
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas bluve  mësohet se është arrestuar një prej autorëve të dyshuar si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
 
Policia ka arrestuar Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë.
 
Blutë njoftojnë se kanë ngritur disa pika kontrolli për të ndaluar autorin e dytë të implikuar në ngjarje, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
[gallery]22341[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com