Ai tregon se kjo nuk është hera e parë që familja e tij ka prekur fatin me produktet e Lotarisë Kombëtare, por shuma e 5 milionëve është shifra më e madhe e fituar prej tyre. “U them të gjithëve të provojnë fatin. Ne fituam dhe duam të fitojmë akoma!”,- thotë fituesi Altin Beqiri duke shtuar "Ishte dora e Zotit, falënderoj Lotarinë Kombëtare!"
-Zoti Beqiri, Ju jeni fituesi i shumës prej 5 milionë lekësh në Biletën Gërvishtëse “Arka e Thesarit” nga Lotaria Kombëtare. Si u ndjetë në momentin që patë se kishit fituar?
Është e pabesueshme! Na erdhi si një surprizë e papritur në familje. Ishte babai që kërkoi të shkonim të blinim bileta gërvishtëse. Ai blen gjithmonë. Kishim blerë disa bileta dhe e lamë që t’i gërvishtnim në shtëpi bashkë me babanë. Biletën e fundit e gërvishta unë. Sa zbuluam vlerat pamë se kishim kapur tre vlera të njëjta me shifrën 500.000 lekë. I thashë babait: Ta gëzosh!!! Ç’të të them pastaj, u gëzuam shumë, por më shumë u lumturua babai, ai është i moshuar dhe i sëmurë. Na preku të gjithëve.
-Kjo është një shumë që sigurisht do t’ju ndihmojë...
Në fakt është babai im ai që ka fituar. Kjo shumë na erdhi në një moment të përshtatshëm dhe përveç entuziazmit të krijuar, na ndihmon dhe në kurimin e babait nga Hernia Diskale.
-Çfarë thotë vetë babai?
Ai është më i gëzuari nga të gjithë. E dija thotë që më dilte ndonjë çmim i madh një ditë. Ka shumë besim, dhe ndonjëherë kur nuk fiton, dale na thotë, se do trokasë edhe tek ne (buzëqesh).
-Keni fituar edhe herë të tjera apo kjo është hera e parë?
Edhe ne në fillim nuk na besuan. Ua treguam të gjithëve, jo, jo na thoshin, 500 mijë lekë keni. Vetëm kur vajtëm tek Pika e Shitjes e konfirmuam që kishim fituar 5 milionë lekë. Shitësi na shpjegoi që shumat janë shënuar me lekë të reja. Pre kur në biletë shkruhet që ke fituar 500.000 lekë, do të thotë që ke fituar 500.000 lekë të reja, ose 5 milionë lekë siç i themi zakonisht në gjuhën popullore. Ç’është e vërteta, ne marrim gjithmonë bileta gërvishtëse por edhe Loto “6 nga 39”, dhe kemi fituar, 50 mijë lekë, 100 mijë lekë derisa arritëm të fitonim 5 milionë lekë. Do blejmë përsëri bileta se Lotaria ka dhe çmime më të mëdha. U them të gjithëve ta provojnë, asgjë nuk humbasin vetëm fitojnë! Ne fituam dhe duam të fitojmë akoma (qesh)!
Deri më tani bashkia e Tiranës ka reaguar vetëm duke i kërkuar qeverisë të mos rrisë çmimin e biletës, ndërkohë që është ajo vetë që licenson urbanët që funksionojnë brenda Tiranës dhe është ajo që duhet të marrë masa ndaj kompanive që ndërpresin transportin publik. Kjo grevë e treta për qytetarët penalizon qytetarët për 24 orë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)