SHKODER-Policia gjetur dhe asgjësuar 271 bimë kanabis gjatë operacioneve në veri të vendit.
 
Sipas policisë 130 nga 271 bimët e asgjësuara kishin mbirë vetë në mënyrë të çrregullt në Njësinë Administrative Pult.
 
Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, Njësia Administrative Pult u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsej 141 bimë narkotike kanabis.
 
E ndërsa për rastin e parë policia deklaron se bimët kishin mbirë vetë, në rastin e dytë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
 
Policia e Shtetit thekson se vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

[gallery]23507[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com


dy.b/shqiptarja.com