Shkodër, hetimi 6 mujor,blerësi
i rremë zbuloi tregtinë e minave

Shkodër, hetimi 6 mujor,blerësi<br />i rremë zbuloi tregtinë e minave
Një hetim 6 mujor ka çuar tre persona në pranga gjatë operacionit të koduar “Porosia”, pasi iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese në automjetin ku ata udhëtonin. Mësohet se në pranga është vënë Flamur Bega, Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metalla dhe janë sekuestruar 6 mina me celularë, 2 pistoleta, 1 snajper, si dhe material të tjera hetimore.

Kanë qënë agjentët e drejtorisë së policisë, të cilët të autorizuar me urdhër të policisë kanë zbuluar aktivitetin kriminal të tre personave të dyshuar se mereshin me tregtinë e armëve dhe minave me telekomandë. Gjithçka është kontrolluar nga policia,pasi një agjent i saj ka hyrë në kontakt me një nga të arrestuarit duke i shfaqur interes për blerjen e një sasie armësh kundrejt një pagese ende të paqartë.

Instalimi brenda një dite
Burime pranë prokurorisë së Shkodrës thanë se të gjitha veprimet e agjentit kanë qënë të monitoruara nga agjentë të tjerë në distancë, për të garantuar e mbuluar sigurinë fizike të agjentit që kishte hyrë në kontakt me një nga autorët që synonte të shiste sasinë e armëve dhe sasinë e minave.Palët kanë rënë dakort, dhe se Flamur Bega, ka pranuar ti shiste agjentit të policisë, i prezantuar si tregtar armësh, 6 mina me telekomandë dhe një snajper.Instalimi i minave është bërë brenda një dite nga tre autorët. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se vetëm për snajperin është rënë dakort të shitej me një shumë prej 6 mijë euro.Agjenti ka porositur snajperin dhe 6 mina me telekomandë. Ndërkohë është zgjedhur dhe një vend i qujtur “Shkodra Park” në dalje të Shkodrës, për të bërë shkëmbimin e minave me telekomandë dhe snajperit, në mënyrë që të ishin larg syrit të policisë.

Arrestimi
Flamur Bega,në këtë shkëmbim armë-para, ka zgjedhur të marrë dhe dy persona të tjerë besnikë si Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metallën, që të dy të paisur me armë zjari pistoletë, me qëllim reagimin për çdo situatë të pakëndshme që mund të lindte nga shkëmbimi i parave dhe minave e snajperit.Madje njëri nga të arrestuarit ka qëndruar nga pas automjetit ku ndodheshin minat, me qëllim monitorimin në distancë të cdco situate të pakëndshme. Mirëpo, teksa udhëtonin për të shkuar tek vendi ku kishin lënë takimin dhe kanë parkuar mjetin në “Shkodra Park”, kanë ndërhyrë efektivët e policisë së Shkodrës, të arrestuar tre persona, ku dy prej tyre u janë sekuestruar dy pistoleta “Zastava- Magnum 357” dhe një pistoletë tjetër model 56-të.

Ndërkohë pas kontrollit të automjetit janë sekuestruar 6 mina me telekomandë, një snajper, telefona dhe disa materiale të tjera.Në momentin ndalimit tre personat nuk kanë bërë asnjë rezistencë ndaj efektivave të policisë. Ndaj tre personave është ngritur akuza e “Trafikimi i armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.




Lajmi për arrestimin e tre personave të sipërpërmendur u dha nga Prokurori i rrethit Shkodër, Granit Shahu, në një deklaratë për mediat shoqëruar nga Lorenc Panganika, kreu i drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqsor Shkodër, nën drejtimin e saj dhe në bashpunim me strukturat e Qarkut të Policisë Shkodër kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, që bën fjalë për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve... Janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Mina të telekomanduara në distancë me celularë, 6 copë, një pistoletë model 57 e kalibrit, një revolver model “Zastava-Magnum", një pushkë snajper e kalibrit 7.62, dy telefona të tipit “Samsung” si dhe dy automjete. Jemi duke punuar për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje”, tha Shahu. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin