Një 70-vjeçar dhe një 66-vjeçar kanë pësuar atak kardiak ditën e sotme duke humbur jetën, në plazhin e Spillesë dhe Velipojës.
Trupi i 70-vjeçarit, në Velipojë, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.
Dyshohet se 70-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.
“Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.
Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.
Ndërsa më herët, një 66 vjeçar humbi jetën sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Spillesë, në Durrës.
K.M/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.4%
-
Lindshmëria
17.4%
-
Vdekshmëria
4.2%
Vota total: 1056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PS dhe PD bashkojnë votat në Shkodër, nuk rritet çmimi i ujit! Propozimi i Ujësjellësit rrëzohet në këshillin bashkiak
29 Qershor, 10:29
-
Velipojë, arrestohet 24 vjeçari akuzohet se shpërndante drogë në lokalet buzë plazhit
29 Qershor, 10:25
-
Pukë/ Kishte kultivuar kanabis në fshatin Gojan i Vogël, arrestohet 29 vjeçari
28 Qershor, 15:34
-
Shkodër, asgjësohen 13 mijë rrënjë kanabis! I zbuloi helikopteri
27 Qershor, 18:58
-
'Të ndalim të rinjtë të ikin' Ambasadori britanik në Shkodër: Grante në veri për të frenuar emigrimin
27 Qershor, 15:43
-
Merr fund saga e zgjedhjeve në universitet, Tonin Gjuraj zyrtarisht Rektor i Shkodrës
27 Qershor, 13:30
-
Shkodër/Ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në pranga 40-vjeçari
27 Qershor, 12:58
-
Studimi: Mbi 2/3 e të rinjve synojnë largimin! Ambasadori britanik: Japim grante për të rinjtë që hapin biznese në zonën e veriut
27 Qershor, 09:35
-
‘Deti, rëra, lumi nuk janë pronë private’, Mentor Kikia: Njerëzit kërkojnë hapësirat publike, nuk kanë mundësi të paguajnë
26 Qershor, 21:47
-
Shkodër/ Flakët përpijnë 4 shtëpi, banorja: Na ka djegur jetën
26 Qershor, 08:19
-
Megaoperacioni ‘Territor i pastër’/ Policia gjen dhe asgjëson 5396 fidanë dhe bimë kanabis në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër
24 Qershor, 10:59
-
FOTO+VIDEO/ Makinat retro zbukurojnë pedonalen e Shkodrës, ekspozitë unike për adhuruesit e mjeteve klasike
22 Qershor, 17:00