Dosja Onkologjiku, opozita: Ta hetojë SPAK! Shqiptarët paguajnë të mos marrin shërbim

Për Partinë e Lirisë, dosjen Onkologjiku nuk duhet ta hetojë Prokuroria e Tiranës, por vetë SPAK.

Në një deklaratë, zëdhënësja e partisë, Jasmira Memelli tha se abuzimet e zbuluara në spitalin Onkologjik janë vetëm maja e ajsbergut pasi vetë qeveria sipas saj nuk po ofron shëndetësi falas po ka instaluar korrupsionin dhe vjedhjen.

“Shërbimet të cilat si qytetarë dhe taksapagues të këtij vendi, duhet ti marrim në spitalet publike, nuk ofrohen, sepse nuk ka, dhe kështu orientohemi drejt spitaleve privatë, pse? Sepse janë zgjatime të mafies shtetërore. Pasi e goditi në mënyrë shkatërrimtare sistemin shëndetësor me mashtrimin e tmerrshëm të shëndetësisë falas, Rama instaloi korrupsionin dhe grabitjen, që nuk kursen as shëndetin dhe jetën e njerëzve, sikundër u  provua edhe me faktet shokuese tek Spitali Onkologjik. SPAK-u, që heton me zell edhe një kombanjë në fshat dhe një arkë sardele, ju shmang hetimit të kësaj ngjarjeje makabër sepse përveç grupit të njohur tashmë publikisht të personelit mjekësor, fshihen drejtuesit e lartë rilindas”, tha ajo.

Nga ana tjetër, doktor Neli Demi, anëtar i Këshillit Kombëtar të demokratëve euroatlantik, në një deklaratë për mediat është shprehur se rasti i onkologjikut është tregues i keqmenaxhimit të institucioneve shëndetësore në vend.

“Jo vetëm që infrastruktura shëndetësore nuk është sipas standardeve bashkëkohore, por pajisjet e prokuruara ka 20 vite që nuk përdoren më në spitalet Europiane dhe lihen pa u vënë punë duke rrezikuar jetët e pacientëve, familjarëve dhe stafit.  Qëndrimi i një shteti ndaj grupeve vulnerabël …apo personave me sëmundje terminale tregon mbi moralin dhe shtyllat mbi të cilat ai shtet është ndërtuar.   Plagjatura programore e “autonomisë spitalore” e shpallur nga kryepërgjegjësi Rama me aq bujë, në kushtet e një boshllëku ideologjik dhe moral, jo vetëm që nuk mund të lëshojë rrënjë dhe rrezikon të “shkulet” me erën më të lehtë, por gjithashtu rrezikon të shëndrrojë mbretërinë korruptive të centralizuar në feude të copëzuara korrupsioni”, tha ai.

S.B/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari

Pogradec, po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari