Shkodër, Isufaj fshehu në 2004-ën
raketat “Strela 2” brenda në sallam

Shkodër, Isufaj fshehu në 2004-ën<br />raketat “Strela 2” brenda në sallam
Operacioni policor në Shkodër, që çoi në arrestimin e tre personave, ka sjellë çmontimin e një grupi kriminal që ka si specialitet tregtimin e minave me telekomandë dhe armëve të ndryshme, deri tek raketat, të cilat në dy raste të dokumentuara në vitin 2004 i kanë trafikuar nga Mali i Zi, të fshehura në furgonin me sallam të një kompanie të njohur në Shqipëri.

Hilmi Isufaj, njëri nga të arrestuarit e dy ditëve më parë nga prokuroria e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, rezulton si njeriu kryesor i këtij grupi dhe specialist në montimin e minave me telekomandë.

Nga verifikimi i gazetës “Shqiptarja.com”, Isufaj rezulton i dënuar me 15 vite burg nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të njëjtën vepër penale që u arrestua të shtunën e kaluar.

Hilmi Isufaj, kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelitë e burgut, ku vuajti dënimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por siç duket pas daljes nga qelia ai sërisht i ka hyrë të njëjtës rrugës, si në vitin 2004, ku u arrestua së bashku me dy persona të tjerë Amir Troshani dhe Sokol Mujaj.

Ditën e shtunë, prokuroria e Shkodrës njoftoi arrestimin e tre personave, Flamur Bega, Hilmi Isufi dhe Shkelzen Metallaj, pasi këta të fundit kishin rënë në kontakt me një agjent policie, i cili i kishte porositur 6 mina me telekomandë dhe një snajper, ku vetëm për snajperin ishte parashikuar një pagesë 5 mijë euro.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dhe dy pistoleta, njëra me mulli. Ky grup montonte dhe shiste armët, duke bërë që persona të tjerë ti përdorin ato në ngjarje të ndryshme kriminale.

mina
Minat e sekuestruara gjatë operacionit "Porosia"

Tre mina dhe raketat “Strela 2”
Isufaj është arrestuar në vitin 2004, ku ashtu si ditën e shtunë kur u ndalua në Shkodër, ai dhe dy shokët e tij ishin futur në kurth nga një agjent i infiltruar policie me emrin e koduar A.M.

Agjenti ka porositur fillimisht disa mina me telekomandë dhe se shkëmbimi i tyre është bërë në Lezhë.

E gjithë veprimtaria kriminale ështe përgjuar dhe filmuar nga agjentët mbulues në teren. Ndërkohë, pas kësaj blerje të kontrolluar dhe dokumentuar, blerësi i remë (agjenti) ka rënë sërisht në kontakt me shtetasin Hilmi Isufaj, duke e porositur këtë të fundit se ishte i interesuar për tre raketa tokë-ajër të tipit “Strela 2”. Agjenti ka hyrë në veprim duke bindur Isufaj se nëse i sillte raketat ishte e garantuar pagesa në disa mijëra euro.

raketa strela 2
Raketa “Strela 2”

Raketat të fshehura në Sallam
Në vitin 2004, kohë sapo ishte themeluar Prokuroria e Krimeve të Rënda, me autorizim të prokurorit Anton Martini, agjenti i infiltruar A.M., ka realizuar blerjen e njërakete tokë-ajër në periferinë e qytetit të Shkodrës, kundrejt shumës së rënëdakort.

Raketa ishte e paisur me shtratin hedhës dhe nga informacionet operative ishte trafikuar nga Mali i Zi, ndërsa minat me tritol C4 me telekomandë, montoheshin nga vetë anëtarët e këtij grupi. 

Kanë pranuar gjithashtu të provuar se, gjatë muajit nëntor 2004, i pandehuri Hilmi Isufaj ka patur komunikim të vazhdueshëm me personin me emrin e koduar A.M, të cilit i ka premtuar edhe gjetjen e raketave të tjera hedhëse të tipit tokë-ajër “Strela 2”.

Për realizimin e kësaj marrëveshje, ka rezultuar se i pandehuri Hilmi ka bashkëpunuar me të pandehurin tjetër Sokol Mujaj, i cili ka marrë përsipër gjetjen e raketave në Mal të Zi.

Pas shumë përpjekjesh, arrihet importimi në Shqipëri i tre raketave tokë-ajër, të cilat do t’i shiteshin agjentit A.M dhe dorëzimi i tyre do të bëhej më datë 13 dhjetor 2004, diku afër Tiranës.

Në marrëveshje mes Hilmi Isufaj dhe agjentit, ishte vendosur që raketat tëshiteshin rreth 2000 Euro më pak, për shkak të mungesës së dorezës së komandimit, e cila është marrë përsipër që të gjendej në një moment tjetër të volitshëm.

Për këtëHilmi Isufaj, ka biseduar me Amir Troshani, që punonte për një shoqëri tregtimi sallamerie dhe dispononte një makinë të kësaj shoqërie, ku brenda mes sallameve janë fshehur raketat, ku janë nisur në drejtim të Tiranës, dhe në Vorë janë arrestuar të gjithë anëtarët e këtij grupi.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston