SHKODËR-Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë sekuestruar gjatë dy operacioneve anti-drogë një sasi prej 174 kilogramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, 4 automjete, 1 armë zjarri pushkë model 56 dhe 30 fishekë.
Nga operacioni i Policisë së Shkodrës u vunë në pranga 6 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë Ndue Grrela, 20 vjeç, Kastriot Toma 46 vjeç, Ndoc Zhuri, 35 vjeç dhe Fran Preka, 31 vjeç, të katërt banues në Shkodër. Ndërkohë në kërkim është shpallur Gjon Macaj, 24 vjeç, banues në fshatin Abat, Shalë Shkodër.
Arrestimi i tyre është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë së Shkodrës në aksin rrugor Shkodër-Dukagjin, në fshatin Theth janë gjetur në automjetin tip Mitsubishi me targa AA 442 BX me drejtues Ndue Grrela, 6 thasë me material bimor në formë boçe, e lëndes narkotike Canabis Sattiva me peshë 45 kg në total. Po ashtu edhe gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë model 56 si dhe një krehër me 20 fishekë.
Policia gjithashtu ka sekuestruar automjetin tip Xhip me targë AA 415 HO në pronësi të Kastriot Tomës në të cilin po udhëtonin të arrestuarit Ndoc Zhuri, Fran Preka dhe Gjon Macaj i cili është shpallur në kerkim.
Po ashtu Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë Eduart Sallakun, 46 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Preke Shpendi, 25 vjeç, lindur në Pecaj Shalë dhe banues në lagjen "Siri Kodra" Tiranë. Këto dy persona u arrestuan pasi nga kontrolli i ushtruar i forcave te policisë, në vendin e quajtur Qafë- Thore në afërsi të fshatit Theth është gjetur i braktisur mjeti tip "DACIA" me targe AA 182 AH brenda të cilit janë gjetur 129 kg bimë narkotike Canabis Sattiva.
Gjithashtu policia ka sekuestruar dhe një automjet tip Benz ML me targa AA 658 KU.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56