Në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua Mesha e Shenjtë, e udhëhequr nga Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani.
Gjatë fjalës përpara besimtarëve, 98-vjeçari Kardinali Troshani përcolli mesazhe për ruajtjen e besimit dhe të vlerave shpirtërore.
Ai u shpreh se shoqëria e sotme po përballet me ndikimin gjithnjë e më të madh të materializmit, duke u larguar nga vlerat njerëzore dhe fetare.
“Jetojmë në ditët e antikrishtit, materializmi, modernizmi, pasuria, hobet e tjera kanë ngulur rrënjë tepër të forta. Kërkoni më së pari lavdinë e Zotit”, tha kardinali.
Në liturgjinë e shenjtë morën pjesë qindra besimtarë, të cilët u bashkuan në lutje dhe ndoqën me vëmendje mesazhet e përcjella nga Kardinali.
-
Koha e Antikrishtit u projektua ne 2007. U lokalizua vendodhja dhe filloi projekti amerikan i lulezimit te nje USA te re!!! Antikrishti eshte antivlera e humanizmit. Antivlere humane qe con ne ndrydhjen dhe eleminimin e vlerave njerezore.
Përgjigju -
E pershendes, Eminencen e Tij, per fillimin e nje levizjeje, qe sipas opinionit tim personal duhet te kishte dale ne krye te krishtereve katolike por edhe gjithe besimtareve qe ne 2008. Materializmi lindi me shoqerine njerezore, nuk eshte se ne kohen qe po jetojne krijoi dominancen, eshte thjesht nje mburoje dhe nje burim te ardhurash per fuqizimin e anes obskure te shoqerise njerezore. Antikrishti lindi ne 2011. Lindi lifta e eger ndaj antimateries, rrenimi shpirteror, urrejtja, konfliktet sociale derisa keto rryma te obskurantizmit u shtresezuan me njera tjetren, u bashkuan dhe peroarimi i tyre ndaj cdo akti negativ coi ne ate qe shume profete e kishin parashikuar... A duhet qe Ju dhe besimtaret tuaj te lejoni triumfin e se keqes ndaj te mires, te kundershtareve ndaj Fese, te vdekjes ndaj jetes?! Nqs, rrini dhe veshtroni Shqiperine, shijoni frytet e ketij triumfi, atehere mund te deklarojme qe eshte nje disfate! Post Scriptum:I kujtoni Fjalet e fundit te Krishtit ne kryq:" Oh, AT, fali se nuk e dine se cfare po bejne..! Nqs do te perseritej perseri kjo skene, a do te mundej AT- i qiellor ti falte per here te dyte??!
Përgjigju









Komente
Komento