Policia ka finalizuar me sukses operacionin policor “KRYENEÇJA” që përfundoi me arrestimin e një gruaje dhe një burri.
Policia ka arrestuar Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe, banuese në lagjen Mar Lula Shkodër e cila akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion 41-vjeçaren me iniciale e cila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe femra të tjera.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Halil Bajraktari, 56 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kryer Veprën Penale “ Favorizim i Prostitucionit”.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses Operacioni policor “KRYENEÇJA”
Me datë 12.04.2017 nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër pas një hetimi proaktiv disa mujor si rezultat I një pune të mirëfilltë policore dhe hetimore u finalizua me sukses Operacioni Policor I koduar “KRYENEÇJA” si rezultat i të cilit u shkatërrua një grup që shfrytëzonte femra për prostitucion në qarkun e Shkodrës kundrejt pagesave të ndryshme.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë I shtetasve:
1. Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe, banuese në lagjen Mar Lula Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit, dhe Mbajtjes se ambienteve për prostitucion” Vepra penale këto parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
2. Halil Bajraktari, 56 vjeç banues në Shkodër, i dyshuar se ka kryer Veprën Penale “ Favorizim I Prostitucionit” parashikuar në nenin 113/2 të Kodit Penal.
3. Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F.M, vjeç 41 vjeçe, e dyshuar se ka kryer Veprën Penale të “Ushtrimit të prostitucionit” parashikuar nga neni 113 I Kodit Penal.
Materialet hetimore ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shfrytëzimit të Prostitucionit” “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion“ “Ushtrim i prostitucionit” “Favorizimi Prostitucionit” të parashikuara nga nenet 114, 115, 113, 113/2 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com