Frederik Tota, i akuzuar si kreu i një rrjeti prostitucioni është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës këtë të premte. Ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por gjykata nuk e mori në shqyrtim këtë kërkesë duke e lënë në burg, ndërkohë që prokuroria do vijojë hetimet. Ndërsa pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e çështjes Izabela Radovani për arsye personale.
Grupi i Totës u godit në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit” në datën 18 nëntor, ndërsa në prangat e policisë ranë Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër, S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni, A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër, A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel, A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
/Shqiptarja.com

Rinard Tata, i njohur ndryshe edhe me emrin Frederik, nuk është emër i panjohur për drejtësinë. I arrestuari i operacionit “Balerinat” në Shkodër, akuzohet si bashkëautor i një vrasjeje të ndodhur me 14 janar 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër, ku ai së bashku me Behar Bajrin u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur e Osman Alibali, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç. Përveç ndryshimit të emrit, ky person rezulton edhe me dy mbiemra, ku shfaqet njëherë me mbiemër Tata dhe njëherë me Tota.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com