Shkodër, ‘Gjeniu i Vogël’ tashmë me
një shtëpi, vullnetarët nisin punimet

Shkodër, ‘Gjeniu i Vogël’ tashmë me<br />një shtëpi, vullnetarët nisin punimet
Fituesja e “Gjeniu i Vogel” Marjana Begu jetonte në një barakë, por shumë shpejt edhe ajo do të ketë një shtëpi të re si shumë fëmijët e tjerë.
 
Pas apelit, të Marjanës në Shqiptarja.com e Report Tv vjen reagimi i parë.

Kjo falë nismës së ndërmarrë nga shoqata “Eko Mendje” në bashkëpunim me vullnetarë të tjerë nga qyteti i Shkodrës dhe jo vetëm, të cilët kanë kontribuar për të ndërtuar shtëpinë e re të Marjana Begut.
 
Punimet nisen që pasditen e së hënës dhe vullnetarët shprehen optimist se shumë shpejtë Marjana do të këtë shtëpinë e re.
 
“Ne jemi koshient që shteti jonë, shoqëria jonë është e varfër, por unë besoj që është e pasur mjaftueshëm për të mos të lënë askënd në kushte të tilla. Ftoj të gjithë banorët që t’i bashkohen “Eco Mendjes” për këto gjëra fantastike, të kontribuojnë sado të munden, ne e morëm si sfidë bashkë me Mirsadin, Mirelën dhe me shumë të tjerë. Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar sado pak me materiale”,
shprehet Adriatik Lapaj, vullnetar.
 
“Në momentin që morëm vesh që ky fëmijë me ka talent, është një Veçe Zela e dytë, të humbasë në këtë lloj mjerimi, dhe sa i vëmendshëm është shteti me politikat e tij për të promovuar këto talente kaq brilante në vend”, tha një tjetër vullnetare, avokatja Mirela Jorgo.
 
Rreth 10 ditë më parë Report TV transmetoi një kronikë në lidhje me problematikën që kishte kjo familje, ku bashkia e Shkodrës i kishte premtuar një shtëpi, por deri tani nuk është bërë asgjë për familjen e gjenit të vogël Marjanës.
 
Ata që u përkujdesën për familjen Begu në Shkodër ishin disa vullnetar të cilët kanë arritur të mbledhin fonde për të ndërhyrë në rregullimin e shtëpisë së Marjanës.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar