Shkodër, makina përplas për
vdekje endacakun, i preu rrugën

Shkodër, makina përplas për<br />vdekje endacakun, i preu rrugën
SHKODER-  Një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit pranë fshatit Shtoj, e për pasojë një 30 vjeçar ka humbur jetën.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20 minuta të së dieles së 23 shkurtit, kur Naim Shkëmbi ka qënë duke lëvizur në anën e autostradës. Ai ka tentuar të kalojë rrugën, ndërsa është përplasur nga automjeti tip fuoristradë Mercedes me targa AA 916 FN që drejtohej nga Klamar Gjoni.

Drejtuesi i mjetit është ndalur menjëherë dhe ka tentuar ti japë ndihmën e parë Shkëmbit, por si pasojë e përplasjes ky fundit ka humbur jetën menjëherë. Më pas drejtuesi i mjetit ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. E ndërkohë, pranë vendit të aksidentit kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore ku edhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Fillimisht blutë e Shkodres kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit ndërsa më pas kanë identifikuar edhe viktimën, i cili ka qenë Naim Shkëmbi, rreth 30 vjeç, i cili njihej  si një endacak. Sipas policisë viktima i ka prerë rrugën drejtuesit të mjetit e për pasojë është përplasur. Një tjetër shkak që ka ndikuar tek aksidenti ka qenë edhe mungesa e ndriçimit të rrugës. Ky aks rrugor mjaft i rëndësishëm vijon të mbetet problematik për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit.


aksident shkoder
   (Në Foto: Pamje nga aksidenti i ndodhur në aksin Shkodër-Hani i Hotit)


Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK