Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 10:00 në hyrje të qytetit të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një të moshuar.
Mësohet se i moshuari, S.B, 93 vjeç, është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet në një gjendje kritike për jetë.
Drejtuesi i mjetit, G.D, 24 vjeç, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Me datë 29.08.2017, në orën 10:00, ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugorë Shkodër –Lezhë , tek lokal Freskia në dalje të qytetit ka ndodhur një aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se mjeti me targa AA616FL me drejtues G. D. 24 vjeç banues në Oblikë, ka përplasur këmbësorin S. B. 93 vjeç, banues në Zues, i cili ndodhet në gjendje kritike për jeten.
Drejtuesi mjetit do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com