Shkodër, mina me telekomandë
dhe pistoleta, dy në pranga

Shkodër, mina me telekomandë<br />dhe pistoleta, dy në pranga
SHKODËR - Dy furnizues të grupeve kriminale me mina të telekomanduara me celular janë prangosur pasditen e sotme nga Policia e Shkodrës.
 
Të arrestuarit janë dy personat, Pjetër Babaj, 55 vjeç dhe Naim Toksa 36 vjec, ndërsa në këtë operacion blutë e Shkodrës kishin mbështetjen e Drejtorisë së Forcave Speciale.
 
Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copë mina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.
 
Fillimisht policia ka arrestuar në urën e Bunës, Pjetër Babaj, i dënuar edhe më parë për trafik armësh. Në automjetin e tij, polici gjeti dy mina me sahat. Pas kontrollit të banesës në lagjen “Tre heronjtë” u bë e mundur të gjendeshin edhe minat e tjera, së bashku me kapsollat elektrike dhe aksesorët e tjerë.
 
Bazuar në informacionet e mbledhura gjatë hetimit 2-mujor, menjëherë policia vijoi kontrollin në banesën e shtetasit Lulzim Toska, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Babajt. Në këtë banesë  u gjetën 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 silenciator.
 
Pjetër Babaj është vënë dhe një herë tjetër në pranga për të njëjtat akuza, por është liruar, ndërka dyshohet se minat e telekomnaduara ai i shisrte kundrejt cmimit 1800 euro.


eksploziv me logo
(Në foto: Objektet që u sekuestruan nga policia)  Foto të tjera
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)