Ministri i Mireqenies Sociale e Rinise, Erion Veliaj, vlerësoi punën që po bëhet në shkollat profesionale. 50 të rinj të moshës 18-29 vjeç, të cilët ndoqën për gjashtë muaj me radhë kurset e formimit profesional pranë artizanëve më të njohur shkodrane, ishin pjesë e një panairi artizanal të hapur në mjediset e rrugës së pedonales së qytetit të Shkodrës.
Pavionet e artizanëve të rinj u vizituan nga ministri i Veliaj, i shoqëruar nga autoritetet vendore, si dhe drejtues të projektit "Nxitja e Punësimit të të Rinjve në Sektorin e Artizanatit".
Veliaj shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton për zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, duke theksuar se interesi i shprehur nga qeveria shqiptare për arsimin profesional, është shpërblyer duke rritur regjistrimet.
Ndërsa bëri të ditur se në krahasim me një vit më parë, në Shqipëri ka një përmirësim të dukshëm në drejtim të punësimit, Veliaj shtoi se "sot ka më shumë të punësuar, pasi qeveria e trajton si emergjencë kombëtare punësimin. Ne mund te shohim rezultate konkrete vetëm kur nuk na kap vetëkënaqësia, por çdo ditë mundohemi nga pak të zgjidhim disa probleme".
Veliaj bëri të ditur gjithashtu, se këtë vit, për herë të parë do te fillojnë zbatimi i sistemit gjerman, që do të thotë se minimalisht, 30 për qind të kohës së një nxënësi në këtë shkollë do të kalojë pranë një biznesi, sepse koha e të mësuarit teorik nëpër shkolla ka marrë fund. "Gjithashtu, sot u kam kërkuar të gjithë drejtuesve, prefektit, të gjithë drejtuesve tanë të nivelit vendor që janë drejtorë të zyrave të punës, që të marrin një datë bazë të të gjithë kompanive që marrin fonde publike, ku fillimisht do të jetë detyrimi i parë i tyre që të marrin nxënës në vendet e tyre të punës", tha ministri Veliaj. /ATSH/
/Shqiptarja.com