Shkodër, mjeku vritet në sy të
djalit,shkak shtesa në banesë
Foto e viktimës/Ilir Alija u qëllua nga Dritan YmeriVIDEO/Ambulanca pëson defekt dhe nuk ndizet

SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri është shënuar mesnatën e kaluar në qytetin e Shkodrës. I vrarë ka mbetur 42-vjeçari Ilir Alija me profesion mjek, i cili është qëlluar tre herë nga Dritan Ymeri. 

Viktima dhe autori ishin fqinjë, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt për shtesë kati në banesë e cila po ndërtohej nga Ilir Alija. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të së premtes, në lagjen "Qemal Stafa", ndërsa policia bën me dije se Ymeri ka shtënë 3 herë me armë zjarri mbi Alijan dhe për pasojë i ka shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme. 

Edhe pse u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA për arrestimin e autorit, ai ka mundur të ikë nga banesa ku mbahej i rrethuar nga forcat e rendit. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së