Shkodër – Në zonën e Dukagjinit sot u asgjësuan 3 380 bimë narkotike

SHKODËR, 27 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Operacioni i forcave të policisë i ndërmarrë që në oret e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Dukagjinit, qe ka qënë në diten e shtatë të tij, është mbyllur në orët e mbrëmjes me një bilanc prej 3 380 bimë narkotike të asgjësuara në disa prej fshatrave të largët të komunës së thellë malore të Temalit dhe konkretisht në fshtrat Telun dhe Malagji.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë se qarkut Shkodër thanë për ATSH-në se bimët narkotike ishin të kultivuara në 10 parcela, ndërkohë që kontrolli në këtë zonë do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme deri në pastrimin e plotë të të gjithë territorit.
Nga sa bëhet e ditur, në opereracion e sotëm morën pjesë 145 forca policore operuese, të ndara në 8 grupe, në përbërje të të cilëve kishte edhe oficerë të policisë gjyqësore, ekspertë krimininalistë dhe mjekë. Pesë nga grupet e operimit, për shkak të largësisë nga vendi i dislokimit të përhershëm janë vendosur përkohësisht në një kamping të ngritur në zonën e operacionit. Për transportin e punonjësve të policisë u përdorën 20 automjete, si dhe 3 skafe për transportin e trupave policore nëpërmjet liqenit të Komanit. Operacioni mbështetet edhe nga dy grupe të forcave speciale RENEA, të cilat sigurojnë në largësi perimetrin e zonës ku do ushtruhet kontroll për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike nga forcat e tjera. /a.ke/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues