Shkodër- Nuk asgjësuan një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike në zonën e Njësisë së Shalës në Shkodër, pezullohen nga detyra me vendim gjykate pasi akuzohen se nuk ka asgjësuar parcelat me kanabis.
6 efektivët kanë gradë nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë vendore.
Katër prej tyre janë Inspektorë dhe dy të tjerët Nënkomisarë. Njëri është pjesë e njësisë speciale RENEA, ndërsa akuzohet se veprën penale e ka kryer gjatë kohës që ka qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth. Një tjetër është ekspert kriminalistik pranë policisë së Shkodër, e dy të tjerë janë me detyrë në patrullën e policisë së këtij qyteti.
"Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të AMP.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ekzekutoi masat e sigurimit personal "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Emrat e policëve të pezulluar nga Gjykata:
1-Nënkomisar
Gjergj Mala - Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër
2-Nënkomisar Ardian Baçina - Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër
3-Inspektor Faik Latifi - Me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër
4-Inspektor Kristjan Lokthi - Me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër
5-Inspektor Zef Doçi - Në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.
6-Inspektor Sokol Kroni - Me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor, 14:39
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
Vetem Faik Latifit i kane ra ne qaf se me aq sa e kam njohur si koleg,kurre sdo neglizhonte ose do te behej pjese e ndonje veprimtarie te tille.Punonjes korrekt,stek e vjeter,prej shume kohesh inspektor zone ne nje nga lagjet me te veshtira,Kirasit.Kam rastisur ne disa ngjarje me te kur punoja ne Shkoder,i mprehte dhe me intuit.
Përgjigju