Shkodër, përgatiste mina me 
telekomandë, në burg 45-vjeçari 

Shkodër, përgatiste mina me <br />telekomandë, në burg 45-vjeçari 
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Nadir Shirokun i cili vetëm tre ditë më parë u kap nga efektivët e policisë me mina me telekomandë, pistoletë snajper.
 
Këtë masë trupi gjykatës e ka dhënë gjatë paradites së sotme, ku ndalimi ëhstë konsideruar i ligjshëm, pasi dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi kriminal i cili u kap gjatë muajit shkurt dhe mars.
 
45-vjeçarit Shiroku iu gjetën në banesë Dylbi Snajperi, Telekomanda, Karta telefoni,  Dylbi, Aparat fotografik, Bateri dhe bateri telefon celular, Ampermatës, Usb, Disa lloje kaçavidash, Disa lloje telefon celulare, Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë dhe Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela)
  
Nadir Shiroku rezulton se është i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale "Vjedhje me armë" dhe "Armëmbajtje pa leje" dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë