Shoku vdiq në Velipojë, italiani: U përplasëm me Jet-Ski, por ai ra në det nga dallga! 50 ditë burg për 20-vjeçarin

Për të dëshmuar se kanë një lidhje të ngushtë e që kurrsesi nuk do donte t’i bënte keq, 20-vjeçari italian Salvatore di Tella, tregoi në Gjykatën e Shkodrës 20 fotografi të tijat me Nicola Iorio, të dashurin 19-vjeçar të motrës së tij, i cili humbi jetën në plazhin e Velipojës, pasi u përplasën me JetSKi në det me njëri-tjetrin.

Në seancën ku mori pjesë i ati dhe konsulli italian, Gjykata caktoi arrestoi me burg për 50 ditë pasi nuk janë administruar ne dosje ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve.

I prekur për humbjen e shokut, 20-vjeçari i akuzuar për “vrasje nga pakujdesia” nuk mundi të flasë në seancë, por i qëndroi dëshmisë  dhënë më herët në polici.

Report Tv mëson se pas ngjarjes, i riu ka dëshmuar në polici se u përplasën të dy me Jet Ski, por goditja nuk ishte e fortë dhe se asnjëri nuk ra në det. Sipas 20-vjeçarit vetëm disa minuta pas përplasjes ka ardhur një dallgë e madhe prej së cilës Nicola 19-vjeçar ka rënë në ujë dhe ka humbur jetën.

Trupi i 19-vjeçarit i cili humbi jetën më 18 Gusht pritet të mbërrijë të premten në Itali ku do të zhvillohet ceremonia mortore. Ndërsa mediat italiane citojnë prindërit e tij që kërkojnë drejtësi nga autoritetet shqiptare, ndërsa e dashura e të ndjerit, e njëherazi motra e të riut në paraburgim, kërkon lirimin e të vëllait.

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri, vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve

Shqipëri, vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve