SHKODËR - Një person është plagosur me armë zjarri në kokë teksa po kthehej në banese. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme pranë 'Urës së Trenit' ndërsa i plagosur ka mbetur Ndue Cini 48 vjeç.
Cini ishte duke u kthyer në banesë në automjetin e tij por kur ka tentuar të futet në kthesën që të çonte në shtëpinë e tij një person i ka dalë në anë të rrugës dhe i është afruar automjetit të 48-vjecarit më pas ka qëlluar dy herë në drejtim të Cinit, duke e lënë të plagosur rëndë.
Autori duke përfituar edhe nga errësia ka mundur të largohet me një motorçikletë, ndërsa policia dyshon se ai mund të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë.
Bluzat e bardha kanë bërë të ditur se, Cini është në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se Ndue Cini merrej me tregti dhe kishte në pronësi, bashkë me të vëllezërit disa dyqane ndërsa nuk njihej si person problematik.
Policia sapo është njoftuar është nisur drejt vendit të ngjarjes për të identifikuar autoret dhe zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.

(Foto: Makina ku u qëllua me armë Ndue Cini) Foto të tjera
Redaksia online
(d.d/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com