SHKODËR- Edhe pse gruaja ishte me urdhër mbrojteje, xhelozia e burrit të saj për pak sa nuk i ka marrë jetën këtë herë. Një ngjarje e tillë është shënuar në një familje në Shkodër, ku në prangat e policisë u vu 56-vjeçari me iniciale P.Gj, banues në Shkodër. Edhe pse bashkëshortja e tij me iniciale K.Gj 48 vjeçe ka qenë me urdhër mbrojte, ai sërisht ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi të e ta plagosë më pas me thikë.
Gjithashtu, 56-vjeçari ka ushtruar dhunë edhe mbi vajzën e tij të mitur, 16-vjeçaren K.Gj. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se konfliktet në këtë familje kanë qenë shumë të shpeshta dhe pikërisht për këtë arsye ndaj gruas ishte vendosur mbrojtja nga burri i saj. Këtë herë, gjithçka është zbuluar nga Spitali i Shkodrës, pasi 48-vjeçarja kishte shkuar për të mjekuar plagën që kishte marrë. Pas kësaj, policia arrestoi në flagrancë kryefamiljarin, ku dhe u konstatua se gjatë konfliktit që kishte pasur me gruan e tij kishte dhunuar edhe vajzën e tyre të mitur.
Sipas dëshmisë së vajzës, kjo gjë ka ndodhur në momentin që kjo e fundit ka parë dy prindërit e saj duke u zënë dhe ka ndërhyrë për t’i ndarë. Ndërsa më herët, denoncimet në polici janë bërë nga vetë 48 vjeçarja me iniciale K.Gj. Gjatë dëshmisë së saj, gruaja është shprehur se, edhe pse ka qenë në mbrojtje, P.Gj vazhdonte të ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.
Dëshmitë
Menjëherë pasi policia vuri në pranga 56 vjeçarin, mori në pyetje gruan e tij K.Gj dhe vajzën e mitur të çiftit të bashkëshortëve. Gjatë fjalës së saj, gruaja ka treguar me detaje atë që kishte ndodhur pasditen e 14 Tetorit, teksa ka shtuar se P.Gj ka qëlluar me shpulla edhe vajzën e tyre që kishte tentuar të shuante sherrin. Me sa duket, kjo gjë nuk është kapërdirë nga 48 vjeçarja e cila në çdo fjali që thoshte shprehte frikën e vajzës së saj.
“Më shumë kam hallin e vajzës, pasi ai këtë herë ushtroi dhunë edhe ndaj saj. Vajza ishte në dhomën e saj kur dhëgjoi të bërtiturat e P-së dhe menjëherë ka ardhur në kuzhinë. Sapo ka parë babain që mori një thikë në dorë rendi me vrap ndaj tij për ta ndaluar, por ra edhe vetë pre e dhunës së tij”, ka thënë 48 vjeçarja. Më tej, gruaja është shprehur se ka pasur edhe raste të tjera kur është dhunuar spikologjikisht dhe duke u ofenduar nga bashkëshorti i saj, por ka treguar me arsyen se ai mund të ndryshonte.
“Edhe pse kam qenë me ardhër mbrojtje, ai gjithmonë më ka bezdisur duke më dhunuar psikologjikisht e duke më ofenduar me fjalë nga më të ndryshmet. Nuk kam mundur të bëj denoncim tjetër pasi kam menduar vetëm për vajzën dhe me shpresën se aim und të ndryshonte një ditë”, ka shtuar më pas e dëmtuara.
Gjithashtu, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 16 vjeçarja, e cila ka treguar se herë pas herë babai i saj bëhej shumë agresiv.
Dëshmia e burrit
56 vjeçari P.Gj ka deklaruar në polici se nuk ka dashur t’i bënte keq bashkëshortes së tij, por ka qenë në nerva e sipër në momentin që ka marrë thikën nga tavolina.
“I kam kërkuar disa herë që martesa jonë të merrte një tjetër formë, por ajo gjithmonë më ka kundërshtuar për këtë gjë, pasi mendonte se unë do të bëhesha sërisht i dhunshëm ndaj saj. Nuk doja që t’i bëja keq e aq më tepër ta plagosja, por gjithçka ndodhi në nerva e sipër”, është shprehur burri në polici.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com