SHKODËR- Një ditë pas atentatit të boksierit shkodran, Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.

Autori është një 21- vjeçar i identifikuar si Valter Ksolla i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ksolla së bashku me një tjetër person me inicialet K.P qëlluan nga motori boksierit e më pas u larguan me shpejtësi. 

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Nuk dihen ende motivet e atentatit nëse autorët kanë pasur si qëllim për ta trembur Nelson Hysën, boksierin shkodran, apo kanë dashur eliminimin e tij.
 
Atentat kampionit të boksit, plagoset me 2 plumba 
Mesditen e djeshme, Nelson Hysa është qëlluar me dy plumba në bark, pasi ka dalë nga berberi.  

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, rreth orës 14:30. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia online
(B.K/Shqiptarja.com)