Policia, Shkodër
SHKODËR, 15 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme eshte plagosur aksidentalisht një turiste çeke ne plazhin e Velipojes, të cilës pasi iu dha ndihma e shpejtë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe tashme është jashtë rrezikut për jeten. Forcat e policisë së Shkodrës identifikuan dhe shpallen në kërkim, autorin e dyshuar. Burime zyrtare pranë drejtorisë se policise te qarkut bëjnë të ditur se personi i shpallur në kërkim eshtë shtetasi S. H., vjeç 31, banues në Dajç, Shkodër. Ndaj tij filloi edhe procedimi penal, pasi pas një konflikti me një shtetas tjetër në plazhin e Velipojës, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur lehtë në këmbe shtetases çeke M. M., vjeç 26. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit, nderkohe qe materialet i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise. /a.ke/