Policia e Shkodrës ka vënë në hetim një person i cili po ndërtonte pa leje 6 kabina druri në lumin e Shalës, i cili kishte si qëllim ti përdorte për turizëm.
‘-M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës;’- njofton policia.
Po ashtu janë vënë në hetim edhe dy vëllezër të cilët po ndërtonin në objekt pa leje në të njëjtën zonë.
‘-N. K. dhe K. K., vëllezër, të dy banues në Shkodër, pasi po ndërtonin një objekt, pa leje, në të njëjtën zonë.’- njofton policia.
Këto kanë ndërtuar ku kanë dashtur dhe si kanë dashtur pa pyetur njeri në Shkodër jo mo në zonen e tyre!
Përgjigju